Kosova është ndër vendet e pakta anembanë botës që ende nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shpërndarë së fundi një video-mesazh ku flitet pikërisht për këtë virus.
Ai tha se MSH dhe institucionet e tjera kanë ndërmarrë një seri hapash për t’u ballafaquar me koronavrusin, raporton Indeksonline.
“Kemi hartuar dhe po zbatojmë planin e gatishmërisë kundër koronavrusrit. Pavarësisht këtyre përgatitjeve për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit, pjesëmarrja juaj në zbatimin e masave mbrojtëse është po aq e rëndësishme sa angazhimi i institucioneve. Virusi përhapet nga një person në tjetrin, kryesisht përmes spërklave kur personi i infektuar flet, kollitet apo teshtit. Kjo është arsyeja pse duhet shmangur kontaktet e afërta me persona të tjerë dhe ndryshuar rutinën e zakonshme”, thuhet në mesazhin e ministrit Vitia.
Ministri porositi: Pa frikë, por me kujdese të shtuar. Të qëndrojmë të shëndetshëm dhe së bashku.