Fjalë Kyçe

Ndërpritet mësimi deri më 27 mars, këto janë masat tjera të marra nga Qeveria

Ndërpritet mësimi deri më 27 mars, këto janë masat tjera të marra nga Qeveria

Pas shpalljes pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Kosova ka marrë masat e para mbrojtëse ndaj Koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se në mesin e këtyre masave është e para ndërprerja e procesit mësimor deri më 27 mars në të gjitha institucionet arsimore publike dhe private, njofton Klan Kosova.

Masat tjera janë:
2. Pezllimi i linjave ajrore dhe tokësore me risk të lartë dhe mesëm,
3. Kontroll i obliguar i udhëtarëve në të gjitha hyrje-daljet e Kosovës,
4. Vetkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hynë në Kosovë nga zonat epidemike,
5. Aktivitetet publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si ngjarjet sportive,
6. Ndalohet veprimtaria e restoranteve, pishinave, palestrave pas orës 23:00.
7.  Të gjitha institucionet qeveritare publike dhe private detyrohen të marrin masa të përforcuara higjenike,
8. Kompanitë private dhe publike të transportit duhet të dezinfektojnë mjetet transportuese.