Fjalë Kyçe

Merret vendim që pas orës 23:00 të mos funksionojnë klubet, restorantet dhe pishinat

Merret vendim që pas orës 23:00 të mos funksionojnë klubet, restorantet dhe pishinat

Qeveria e Kosovës zhvilloi mbledhjen e jashtëzakonshme pasi që OBSH shpalli koronavirusin si pandemi.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia propozoi të gjitha rekomandimet që duhet ndërmarrë si masa-mbrojtëse për këtë virus.

Ndër pikat rekomanduese ishte edhe ajo për ndalimin e veprimtarive të restoranteve, klubeve të natës, pishinave pas orës 23:00, gjë që u aprovua nga Qeveria.

Kujtojmë se Kosova ende nuk ka asnjë të prekur nga ky virus.