Skerdi e ka mbështetur deklaratën e Edi Ramës.
Komuniteti Mysliman Shqiptar ka vendosur që të anulohet falja e namazit nëpër xhami. Ky vendim vjen pas situatës së krijuar nga koronavirusi i ri, shkruan lajmi.net.
Pas kësaj nuk ka munguar reagimi i Edi Ramës.
“Kur bie epidemia as mos shko aty ku ka rënë as mos lëviz nëse bie aty ku je”, porosit profeti Muhamed, paqja e zotit qoftë mbi të. Respekt, respekt, respekt për komunitetin mysliman që vendosi anulimin e faljes së namazit dhe të çdo tubimi nëpër xhami. Ky është jo vetëm vendimi i duhur në kohën e duhur, por edhe mesazhi më kuptimplotë që komuniteti mysliman mund t’i jepte mbarë popullit shqiptar”, shkruan në postimin e tij në Facebook.
E kjo ka gjetur mbështetje edhe te reperi shqiptar Skerdi i cili e ka publikuar një Instastory.