Kryeministri i Republikës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se do të formohet një komision shtetëror për çështjen.
Në mbledhjen e qeverisë janë paraqitur edhe emrat e zyrtarëve që do të jenë pjesë e këtij Komisioni: Kryesues i këtij Komisioni do të jetë kryeministri Albin Kurti, ndërkaq emrat e tjerë janë Avdullah Hoti, Haki Abazi, Arben Vitia, Agim Veliu, Besnik Bislimi, Hykmete Bajrami, Anton Quni, Rozeta Hajdari, Emilja Rexhepi, Valon Presehi, Fadil Kodra, Ilir Murtezaj, Rashit Qalaj, Ibrahim Xhaka, Valdet Gjinovci,Rrahman Rama.
Komisioni ka për detyrë të menaxhojë përhapjen e koronavirusit përfshirë edhe respektimin e ligjit. Kurti ka thënë se të gjitha bizneset si farmacitë e të tjera që ofrojnë produkte ushqimore e higjienike udhëzohen të operojnë sipas legjislacionit në fuqi dhe të mos abuzojnë me çmime.
“Komisioni do të mbikëqyrë punën e të gjitha institucioneve relevante që janë në kompetencë të qeverisë. Komisioni siguron që materialet të shpërndahen në të gjitha komunat, të përgatiten objektet për personat e prekur”, ka thënë Kurti.
Kurti po ashtu ka kërkuar që bizneset të kryejnë punën me përgjegjësi dhe të mos abuzojnë me çmime.
Komisioni i raporton kryeministrit në baza ditore.
Kurti ka thënë se me me këtë përbërje të komisionit Qeveria ka dëshmuar edhe një herë se sa seriozisht e merr këtë situatë të vështirë duke pasur parasysh përhapjen edhe në botë dhe Evropë.