Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, është skeptik se mund të ketë një marrëveshje të shpejt Kosovë-Serbi.
Surroi, në një intervistë në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk ka indikatorë se ka ndonjë marrëveshje të gatshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se Kosova duhet të përfaqësohet me një zë në negociata, përcjell Telegrafi.
Shkrimtari thotë se nëse ekziston një plan që po spekulohet që përfshinë ndryshime kufijsh apo asociacion me kompetenca ekzekutive është një lajm i keq për Kosovën.
Surroi thotë se pandemia e coronavirusit do të ketë ndikime në dialog pasi ndryshojnë prioritetet e qeverisë.
“Personeli shëndetësorë, qysh tash është duke punuar 24 orë për të pritur rastet e mundshme me coronavirus”.
Ai thotë se Presidenti Thaçi mund të drejtojë procesin por nuk ka legjitimitet për një gjë të tillë.