Autoritete e sigurisë tashmë kanë arrestuar katër persona, të dyshuar në vrasjen e të riut nga Prishtina, Lekë Bulliqi.
Njëri prej personave të involvuar në këtë rast është L.Beha.
Burime të Indeksonline tregojnë se i njëjti dyshohet se e qiti në prit shokun e tij, tashmë të ndjerë.
Ndryshe, Policia ka konfirmuar se si provë materiale është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, në fsh. Tërnavë-Podujevë janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një AK/47, 23 fishekë të kalibrave të ndryshëm, ndërsa viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK-së si pasojë e plagosjes me armë zjarri ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.