Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se zgjedhjet e djeshme në veri të Kosovës, kanë shkuar në rregull dhe pa ndonjë incident.
Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, njofton opinionin se procesi i votimit për kryetar të komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitorvica e Veriut, i cili është zhvilluar dje, ka përfunduar pa asnjë rast i cili ka mundur të ndikoj në prishjen e procesit të votimit.
“Gjithashtu, ju njoftojmë se kemi përcjellur edhe procesin e numërimit të votave, i cili ka përfunduar pa asnjë problem”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.