Fjalë Kyçe

Gjest fisnik: Pronari i një marketi në Shalë të Drenicës, jep bukë falas

Gjest fisnik: Pronari i një marketi në Shalë të Drenicës, jep bukë falas

Në kohë kur Kosova ndodhet në prag për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së virusit Covid-19, kërkesat e qytetarëve për tu furnizuar me ushqime esenciale, janë shtuar dukshëm. Madje nuk kanë qenë të rralla raportime dhe pamjet e ndryshme të qytetarëve të cilët kanë vërshuar mullinjtë për tu furnizuar me miell.

Në një situatë të tillë, vjen gjesti fisnik i pronarit të marketit “Lumi”, në Shalë të Drenicës, Lumni Shamolli, i cili ka njoftuar të gjithë qytetarët shaljan, të cilët në kohë të pandemisë më Koronavirus, ata që kanë mungesë të bukës, nga sot e deri sa të kemi gjendjen më virus, të marrinë bukën pa pagesë.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3376991305662612&id=181874261841015