Fjalë Kyçe

Çfarë ndodh me trurin gjatë vetë-karantinimit?

Çfarë ndodh me trurin gjatë vetë-karantinimit?

Ekspertët thonë se të kalosh kohë vetëm mund të ndryshojë sjelljen dhe reagimet tona emocionale, madje zhvendos strukturat fizike të trurit tonë. Se si do të ndikojë ky vetë-izolim, kjo varet nga individi.

Tek një pjesë e mirë e njerëzve, mund të krijojë ndjesi të tilla si ankth, panik, mërzitje, frikë dhe madje vetmi.

Qëniet njerëzore janë shumë të dhënë pas komunikimit dhe ndërveprimit dhe periudhat e gjata në kohë të izolimit, ndikojnë ndjeshëm në shëndetin mendor.

Një kohë e shkurter pa ndërveprim social fare, e ndryshon trurin. Por, çfarë s’duhet të harroni është që izolimi juaj nuk quhet tamam izolim për aq kohë sa ju duhet thjesht të qëndroni në një shtëpi që ka internet, ushqime, WhatsApp, FaceTime dhe gjithë mënyrat e tjera të ko munikimit.

Sidoqoftë, distancimi nga miqtë për një kohë të gjatë përbën problem. Sociologët mendojnë se në fund të këtij izolimi do të shohin më shumë njerëz me simptoma ankthi apo depresionit.

Në kohë krize si këto ne duam 25 orë të ditës informacion rreth koronavirusit dhe çdo gjëje që lidhet me të, duke harruar që kështu kontribuojmë në nivel të shtuar të stresit dhe mendimeve negative. Ky “bllokim” i mendimeve kërkon kohën e tij për t’u rikuperuar.