Fjalë Kyçe

Kryeprokurori tregon arsyen e arrestimit të Currit, Bojkut e Hashimit

Kryeprokurori tregon arsyen e arrestimit të Currit, Bojkut e Hashimit

Shtatë persona ka arrestuar deri më tani Policia e Kosovës nën dyshimet për përfshirje në fajde. Në listën e tyre janë disa emra të njohur për organet e rendit, ndërkaq, në një prononcim për Gazetën Express, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se atyre iu është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.

Mëngjesin e ditës së sotme, Policia e Kosovës u vë në ndjekje të disa personave, të gjithë këta të dyshuar për përfshirje në fajde.

Në disa orë operacion, nën pranga u vunë shtatë persona.

Deri më tani, është konfirmuar arrestimi i  Ismet Osmani, Ilir Bojku, Mentor Maqani e së fundmi u arrestua edhe Rrahim Hashimi.

Në një prononcim për Gazetën Express, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar arrestimet, duke folur edhe për dyshimet.

“7 persona janë ndaluar për fajde.Të gjithë këta janë ndalur për 24 orë. për të njejtit janë duke u ndërmarrë veprime hetimore. Afetet ligjore ia mundësojnë 24 orë kohë me shiqu a me e pru kallëzimin apo çfarë të bëhet më tutje”, ka thënë Beka për Express.

Një operacion i policisë është është kryer në lagjen “Marigona” nga ku Express mësoi se u arrestuan Ismet Osmani, i njohur si “Curri”, i cili është pronar i disa kazinove në Kosovë, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani.

Ndërsa, para pak minutave u arrstua edhe ish-ushtari i UCK-së, Rrahim Hashimi, ish-i akuzuari për rastin e “Sekserëve”, bashkë me Emin Beqirin, ish-shefi i Drejtorisë së Krimeve Ekonomike.

“Mund të konfirmojmë se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi të gjatë, është duke e realizuar një operacion policor i cili përfshin disa lokacione”, tha Policia e Kosovës për Express.

Gjithashtu, Policia njoftoi se pas përfundimit të operacionit policor, mund të dalë me informacione shtesë.