Prekja e 20 personave me koronavirus Covid-19, ka krijuar panik te qytetarët e Kosovës për të blerë produktet bazë për shtëpi, sidomos për furnizimin me miell.
Një fluks i madh i qytetarëve që në orët e para të mëngjesit janë mbledhur për të siguruar miell në mullirin M&Sillosi në Xërxe të Komunës së Rahovecit.
Janë publikuar disa fotografi ku shihen qytetarë të shumtë, teksa presin radhët e gjata për t’u furnizuar me miell.
Për më shumë shihni disa foto më poshtë.