Fjalë Kyçe

Asistentja e Vjosa Osmanit jep mesazhin e fortë, publikon një foto të rrallë të kryeparlamentares

Asistentja e Vjosa Osmanit jep mesazhin e fortë, publikon një foto të rrallë të kryeparlamentares

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka dalë kundër partisë së saj, për daljen nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

Osmani dhe disa deputetë të tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë votuar kundër nisjes së mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Asaj përkrahje për këtë vendim i ka ardhur nga asistentja e saj Egnesa Vitia. Kjo e fundit ka shpërndarë në Facebook, një foto ku shihet Osmani pranë fotografisë së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, përcjell Bota sot.

Vitia ka thënë se këtë foto e ka në “cover” qe 5 vjet, “pa e ndryshuar kurrë e për askënd”.

Ajo ka thënë se nuk “paska më mirë se me ditë kujt me i besu”.

“Qe nja 5 vjet e paskam në cover. Rrugës për nja 50 tjera. Pa ndryshu kurrë, e për askënd. Nuk paska më mirë se me ditë kujt me i besu”, ka shkruar Vitia në Facebook.