Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti, pjesë e së cilës është edhe vet, pas shkarkimit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu.
Burime të Periskopit bëjnë me dije se ky mocion tashmë gjendet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
LDK gjatë ditës së djeshme është takuar me partitë opozitare për mbështetjen e këtij mocioni për rrëzimin e qeverisë.
Lidhjes Demokratike i ka dhënë mbështetje Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Nisma për Kosovën.