Fjalë Kyçe

Vjosa Osmani: Tentim sulmi ndaj Berat Buzhalës – sulm ndaj mendimit ndryshe

Vjosa Osmani: Tentim sulmi ndaj Berat Buzhalës – sulm ndaj mendimit ndryshe

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi gazetari Berat Buzhala ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se persona të panjohur kanë tentuar derisa ky kishte shkuar në barnatore për të blerë barna.

Sipas Osmanit, tentim sulmi ndaj gazetarit Buzhala, është sulm direkt ndaj mendimit ndryshe.

“E drejta e lirisë së shprehjes dhe liria e medias janë të drejta themelore të garantuara edhe me Kushtetutë. Çfarëdo cenimi ndaj punës së mediave, respektivisht gazetarëve, është cenim ndaj demokracisë si vlerë sublime”.

“Tentim sulmi ndaj gazetarit Berat Buzhala është sulm direkt ndaj mendimit ndryshe. Ftoj autoritetet e rendit ta hetojnë rastin”.

“Gazetarët duhet ta gëzojnë fjalën e lirë, konform standardeve profesionale dhe ligjeve në fuqi. Ata këto ditë janë heronj gati po aq sa mjekët, infermierët, policët dhe shërbyesit e tjerë emergjentë që janë mobilizuar kundër pandemisë Covid-19. Prandaj duhet t’i përkrahim që të gjithë”.