Fjalë Kyçe

Njofton Ahmeti: Shtyen këstet për leje në Komunën e Prishtinës

Njofton Ahmeti: Shtyen këstet për leje në Komunën e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti , ka njoftuar se do të shtyhet pagesa e lejeve të ndërtimit deri në 90 ditë.

Një vendim i tillë është marrë për shka të ndaljes së aktivitetit ekonomik në këtë kohë pandemie, në mënyrë që qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ahmeti këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, ku tutje ka theksuar se kompanitë që nuk do të mund ta paguajnë këstin, duhet të dërgojnë një kërkesë me shkrm e cila do t’u aprovohet menjëherë.

“Të gjitha këstet për leje në Komunën e Prishtinës mund të shtyhen për 90 ditë. Duke marr parasysh ndaljen e aktivitetit ekonomik dhe diskutimet me kompanitë, çdo kompani që nuk ka mundësi me e pagu këstin, dërgon kërkesë elektronike dhe përgjigja do të jetë pozitive. Për më shumë detaje do të ketë informatë në ëebfaqen e komunës”, ka njoftuar Ahmeti.

I pari i Prishtinës tutje ka thënë se në ditët në vijim do të lajmërojë edhe për masat tjera ekonomike pas diskutimeve që do të ketë me përfaqësues të sektorëve të ndryshëm.