Fjalë Kyçe

Figurat publike nisin kampanjën ‘Nomino-ndihmo’, për familjet në nevojë: Kaq para janë mbledhur deri më tani

Figurat publike nisin kampanjën ‘Nomino-ndihmo’, për familjet në nevojë: Kaq para janë mbledhur deri më tani

Nën moton “nomino-ndihmo”, ka nisur kampanja për ndihmë ndaj personave me të ardhura të vogla ekonomike,të cilët në këtë situatë të vështirë në të cilën po gjendet vendi për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19, kanë nevojë për përkrahje financiare.

Duke dhuruar fillimisht dy mijë euro, biznesmeni i njohur, Shaqir Palushi, njëherësh pronar i kompanisë Golden Eagle, ka iniciuar këtë ide, me qëllim të ndihmohen familjet të cilët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme dhe kanë nevojë për një përkrahje të tillë.

Përmes një postimi në Facebook, Palushi ka nisur këtë sfidë, duke nominuar fytyra të njohura për publikun, si Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaaj, deputetët, Enver Hoxhaj, Ardian Shala, Albena Reshitaj e Sali Zyba.

Përveç këtyre të nominuarve nga ana e Palushit, të cilët e kanë pranuar këtë sfidë, shumë profile biznesmenesh kosovarë kanë pranuar që të bëhen pjesë e kësaj kampanje, duke mbledhur deri më tani 5 mijë e 600 euro.

Ndërkaq, kjo kampanjë ka nisur vetëm para pak orësh, ndërsa nuk pritet të përfundojë me kaq.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=855738708265713&set=a.127884041051187&type=3