Para 21 viteve NATO lëshoi raketat e para kundër ushtrisë serbe, ndërhyrja që ndryshoi Kosovën
Sot bëhen 21 vite që nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO’s ndaj caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi, transmeton Gazeta Metro.
Sulmet e aeroplanëve të NATO’s kishin filluar në orën 19:45, në këtë orë edhe u lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë.
Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, i ciliatë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.
“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë Presidenti Clinton.
Sulmet ajrore kishin vazhduar deri më 9 qershor, kur edhe u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila njihet si kapitullimi i kriminelit Milloshevic, ndërsa vetëm dy ditë më vonë forcat serbe filluan të lëshojnë territorin e Kosovës.
Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike.