Fjalë Kyçe

Krasniqi: Ky është akt i vetedorëzimit të kryeministrit dhe Qeverisë përballë sfidave që ka vendi

Krasniqi: Ky është akt i vetedorëzimit të kryeministrit dhe Qeverisë përballë sfidave që ka vendi

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, tha se seanca për votimin e mocionit të mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë ka ardhur pas vetë-dorëzimit të kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë përballë sfidave që ka Kosova.

“Pra, nuk mund të kishte një fund tjetër një Qeveri dhe një Kryeministër, që për një kohë kaq të shkurtër e rrezikuan skajshmërisht aleancat më jetike për Kosovën, që dështuan të ofrojnë një program zhvillimi për pritjet e qytetarëve dhe që krijuan aq shumë kundërthënie brenda vetes për një periudhë të shkurtër”.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së konfirmoi se PDK-ja do ta votojë rrëzimin e Qeverisë, njofton Klan Kosova.

“Partia Demokratike e Kosovës do të votojë pro mocionit të mosbesimit, jo vetëm sepse është në krye të opozitës dhe përshkrimi i natyrshëm i punës së çdo opozite të një vendi demokratik është që t’ia shkurtoj sa më shumë jetën qeverisë, por edhe sepse me të vërtetë kjo ka qenë qeveria më e paaftë e historisë së demokracisë së Kosovës dhe meriton të ikë sa më shpejtë”.