Dua Lipa ka lansuar albumin e saj të dytë, me titull “Future Nostalgia”.
Albumi ka 11 këngë, të cilat janë pothuajse të gjitha në stilin e viteve 80′.
Albumi i dytë në karrierën e këngëtares cilësohet si një koleksion i këngëve të zhanrit pop-funk të sofistikuar, të frymëzuara nga Kylie Minogue.
Dua ndau një video në Instagram, ku edhe i njoftoi fansat se albumi tashmë ka dalë.
“Faleminderit për të gjithë miqtë e vjetër dhe të rinj, për dashurinë, lumturinë dhe mbajtjen e një zemre të hapur. Mirësevini në “Future Nostalgia”, tani në të gjitha shërbimet e transmetimit”, ka shkruar ajo./Indeksonline