Qendra e Studentëve në Prishtinë është kthyer në karantinë ku janë vendosur personat e kthyer në Kosovë nga shtetet e tjera.
Në një video të dërguar në Indeksonline shihet një person i sëmurë teksa stafi mjekësor tentojnë t’i ofrohen të t’i dhënë ndihmën e duhur.
Ai duket në një gjendje jo të mirë shëndetësore derisa ka të vendosur maskë në fytyrë. Pas disa minutave ata arrijnë që ta bindin që të futet në ambulancë.<
Kujtojmë që sot janë vendosur në karantinë edhe 55 persona të tjerë të kthyer sot në Kosovë.