Në shumicën e familjeve të estradës është bërë tashmë e zakonshme që fëmijët të ndjekin hapat e prindërve të tyre.
Pothuajse i njohim shumicën prej tyre, pasiqë talentin e kanë trashëguar duke e jetësuar në projekte të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.
Ngjashëm ka ndodhur edhe me vajzën e këngëtares së mirënjohur Aferdita Demakut, Donën.
Dona Janova ka kohë që ka nisur karrierën e saj muzikore, duke u bërë tashmë e njohur dhe mjaftë e dashur për publikun.
Ajo dhe Aferdita shpeshherë ia thonë këngës së bashku, duke u shfaqur në ahengje e mbremje të ndryshme muzikore, kështu duke u bërë ndër më të kërkuarat në vend.
Përveç talentit në muzikë, Dona e ka marrë model edhe elegancën e së ëmës, ku çdoherë shfaqet bukur dhe me sharm.
Këtë e dëshmon në imazhet e fundit që ka ndarë në Instagram, ku me një fustan elegant dhe e rregulluar aq bukur, ajo po duket si një princeshë.