Në Kosovë janë shënuar edhe 12 raste të reja me koronavirus.
Kjo u bë e ditur në njoftimin e IKSHPK-së, ku u tha se nga testimi i 69 mostrave të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, 12 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Ndryshe, virusi vazhdon të godasë edhe më tej Evropën. Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Spanjë mbërriti në gati 85,195, duke kapërcyer edhe Kinën me 81,470 sipas të dhënave të fundit.
Me një popullsi prej 47 milionë banorë, krahasuar me 1.4 miliardë të Kinës, Spanja po përballet me një rritje të shpejtë të infektimeve, e gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar edhe 812 vdekje të reja.