Sot është një ditë speciale për familjen e vogël të futbollistit shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka.
Kjo sepse bashkëshortja e tij, Leonita po feston ditëlindjen, dhe padyshim një urim nga burri i saj nuk kishte si të mungonte.
Ganiti ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të uruar partneren e jetës së tij, duke i shkruar një urim romantik dhe emocional.
“Urime ditëlindja dashuria ime. Ne jemi së bashku qe 5 vit, që do të thotë 5 vite lumturi për mua. Dhe vitin e kaluar t’i solle në jetë vajzën tonë të mrekullueshme. Të dëshiroj një ditë të mrekullueshme pavarësisht kohëve të vështira që të gjithë po i kalojmë”, ka shkruar ndër tjera futbollisti në urimin e tij.