Ka filluar edhe takimi i fundit për sot në presidencë.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tashmë ka filluar takimin konsultativ me presidentin Thaci.
Para Veselit, Thaçi është takuar edhe me kryetarin e VV-së, Albin Kurti si dhe atë të LDK-së, Isa Mustafa, shkruan lajmi.net.
Presidenti nuk ka folur ende për media pas këtyre takimeve, teksa i vetmi që është prononcuar ka qenë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Ai ka thënë se pozicionimi i tij është i qartë, se nuk pranon qeveri të re, pa zgjedhje të reja dhe shpërndarjen e Kuvendit.
Kurti madje ka thënë se këto tema as nuk do t’i diskutojë në takime sy më sy me presidentin.