Një biznes në Skënderaj është gjobitur me 200 euro, pasi nuk iu është përmbajtur masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ka publikuar gjobën në Facebook duke paralajmëruar të gjitha bizneset që nuk respektojnë vendimet.
“200 euro gjobë për biznesin që nuk respektoi vendimin dhe urdhëresat për mbylljen e bizneseve deri në një vendim tjetër. T’i përmbahemi vendimeve e urdhëresave në fuqi, të kontribuojmë secili nga ne në parandalimin e infeksionit COVID-19”, ka shkruar ai.