Fjalë Kyçe

Gjendet shëndosh e mirë i moshuari nga Gjilani që u raportua i zhdukur

Gjendet shëndosh e mirë i moshuari nga Gjilani që u raportua i zhdukur

Policia e Kosovës ka gjetur personin i cili u raportua i zhdukur në Gjilan. I njëjti është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Balush Ajvazi nga fshati Livoç i Epërm, Komuna e Gjilanit është gjetur nga policia rreth orës 16:00, skaj rrugës në fshatin Terniqec të Novobërdës.

Personi i gjetur i është dorëzuar familjarëve.

Ajvazi u raportua i humbur që nga dita e djeshme rreth orës 10:00, kur kishte dal nga shtëpia dhe po nga ai moment i njëjti nuk ishte kthyer më.