Fjalë Kyçe

MSH njofton banorët e Prishtinës që ndodhen jashtë qytetit se deri kur mund të kthehen në shtëpitë e tyre

MSH njofton banorët e Prishtinës që ndodhen jashtë qytetit se deri kur mund të kthehen në shtëpitë e tyre

Prishtina e cila llogaritet se ka mbi 300 mijë banorë do të futet në karantinë nga dita e diel. Kjo do të jetë një sfidë e re për autoritetet e sigurisë dhe ato shëndetësore në vend. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri kur mund të kthehen banorët që ndodhen jashtë Prishtinës.

Njoftim

Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar, sonte është vendosur karantinimi i Prishtinës.
Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësinë të kthehen më së largu nesër (12 prill), deri në ora 17.00.

Ju faleminderit për mirëkuptim!