Fjalë Kyçe

U dyshuan me koronavirus, aktori turk Kivanç Tatlitug i bën dedikimin e ëmbël bashkëshortes: Sa mirë që të kam

U dyshuan me koronavirus, aktori turk Kivanç Tatlitug i bën dedikimin e ëmbël bashkëshortes: Sa mirë që të kam

Aktori i famshëm turk, Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij Basak Dizer dyshoheshin se ishin me koronavirus. Por për fat të mirë çifti i famshëm rezultuan negativ.

Dhe sot stilistja e njohur feston ditëlindjen. Aktori Kivanç i ka bërë një dedikim emocionues bashkëshortes në ditën e saj të lindjes.

“Gëzuar ditëlindjen e dashur! Sa mirë që të kam. Të dua,”– shkroi aktori i njohur turk.

Postimin Kivanç e shoqëroi me një foto ku shihet duke puthur Basak në ballë.

Stilistja dhe aktori janë prej vitesh në një marrëdhënie. Ata u lidhën në vitin 2013 dhe u martuan në 2016.

Çifti duken shumë të lumtur në krah të njëri-tjetrit.