Familja Poroshtica nga Hajvalia e Prishtinës ka nevojë për ndihmë në artikujt ushqimor dhe higjienik.
Kryefamiljari Valbon Poroshtica, ka thënë për lajmi.net se ai jeton së bashku me gruan, vajzën 7-vjeçare dhe gjyshen 94-vjeçare.
Pavarësisht se ai është i punësuar, ata tashmë kanë mbetur edhe pa miell dhe gjëra elementare higjienike.
“Unë punoj, po krejt rrogën që e kam marrë e kom harxhuar tu i la borxhet që i kom pas. Nuk kemi as miell e as gjana të tjera ushqimore. Na mungojnë edhe gjanat higjienike”, thotë Valboni për lajmi.net.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se gjyshja 94-vjeçare është me terapi, pasi që vuan nga tensioni i lartë por edhe vetë ai përdor në vazhdimësi terapi për lukth.
“Ishalla del dikush e na ndihmon se vallai kemi shumë nevojë e sidomos për gjana ushqimore e higjienike”, theksoi ai.
Bashkëshortja e tij thotë se kushdo që ka mundësi të paktën këtë ta bëjnë për vajzën e tyre 7-vjeçare.
“Kushdo që mundet me na ndihmu le t’na ndihmon. T’paktën le t’na ndihmojnë për hatër t’qesaj çike”, u shpreh ajo.
Të gjithë ju që dëshironi ta ndihmoni këtë familje, kontaktoni direkt me Valbon Poroshtincën në numrin 045 466 044. /Lajmi.net/