Fjalë Kyçe

27 persona nga Prizreni janë të prekur me Covid-19, katër nga ta po trajtohen në Infektivë

27 persona nga Prizreni janë të prekur me Covid-19, katër nga ta po trajtohen në Infektivë

Në komunën e Prizrenit mbrëmë janë paraqitur pesë raste të reja me Covid-19.

Të gjitha këto sipas kryetarit të kësaj komune, Mytahir Haskuka janë raste të kontaktit. Këto detaje i dha për Express, kreu i komunës së Prizrenit. Sipas tij deri më tani në këtë komunë të prekur i kemi 27 qytetarë me koronavirus.

“Janë katër persona të cilët janë të shtrirë në QKUK, saktësisht në Klinikën Infektive. Unë u kamë dërguar të gjithëve mesazha dhe u kam thënë se jemi këtu, për t’i ndihmuar ata”, thotë ai.

Megjithatë Haskuka tregoi se sa po i respektojnë prizrenasit rregullat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për vetizolim.

“Unë personalisht kamë dal në markete, dhe e kam pas e nuk ka grumbullime nëpër sheshe e parqe. Ne kemi vendosë shirita. Punë shumë të mirë janë duke bërë të gjithë në Priren”, thotë Haskuka.