Fjalë Kyçe

Vdes 71-vjeçarja nga Vushtrria e prekur me koronavirus, shkon në 11 numri i viktimave

Vdes 71-vjeçarja nga Vushtrria e prekur me koronavirus, shkon në 11 numri i viktimave

Edhe një person i prekur me koronavirus ka ndërruar jetë sot në Kosovë, ka lajmëruar Klinika Infektive e QKUK-së.

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar  në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacientja F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë.

Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë.

Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot, më 16 prill 2020, në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacientja F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë. Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive më 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë. Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e njëmbëdhjetë e pacientëve me Covid-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë numri i të infektuarve deri më tash është 423.