Dy policë nga Suhareka me koronavirus
Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka njoftuar se nga gjashtë rastet e reja sot në Suharekë, dy prej tyre janë policë.
“Sot janë kryer 16 mostra nga Suhareka, 4 prej tyre janë raste kontakt, 2 janë të reja – njëri është në fshatin Bukosh dhe tjetri është në fshatin Krushicë e Poshtme. Pra, në Suharekë janë 22 raste gjithsej, ku fatkeqësisht njëri ka ndërruar jetë dhe tjetrit është shëruar”.
“Dy rastet e reja janë punonjës të Policisë së Kosovës dhe tash duhet ta bëjmë dezifektimin e objektit të Policisë, dhe uhet shkuar në Bukosh dhe Krushicë të bëhet dezifektimit i shtëpive të tyre dhe objektëve përreth”, tha Muharremaj në Klan Kosova.
“Pak më herët bisedova me Prizren për të parë se kah ka ardhur kontakti dhe të veprohet sa më shpejt që të këputet zinxhiri”.