Fjalë Kyçe

Ndërron jetë nga koronavirusi pacienti nga Ferizaj, shkon në 12 numri i viktimave në Kosovë

Ndërron jetë nga koronavirusi pacienti nga Ferizaj, shkon në 12 numri i viktimave në Kosovë

Është shënuar edhe viktima e 12-të nga koronavirusi në Kosovë.

Siç ka njoftuar ministria, sot ka vdekur edhe një pacient i cili vjen nga Ferizaj.

I njëjti, sipas komunikatës ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Njoftimi i plote:

Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot më 17. 04. 2020 ka përfunduar me vdekje pacienti  S.M. nga Komuna e Ferizajt.

Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.

Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekje e dymbëdhjetë nga Virusi Korona Covid-19 në Kosovë.