Policia në rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se dje falë bashkëpunimit me qytetarët kanë realizuar një kontroll në një lokal në fshatin Slivovë, ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojë e ndaluar e bixhozit.
Gjatë bastisjes në këtë lokacion kanë hasur në 10 persona duke luajtur bixhoz në dy tavolina të ndara.
Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedure të rregullt, përveç pronarit të lokalit i cili dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh.
“Gjithashtu në tre raste të ndryshme, janë shoqëruar 7 persona të cilët nuk
kanë respektuar dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë COVID-19.
Pas intrevistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar dhe rastet procedohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin për media