Ka ndërruar jetë në moshën 51 vjeçare veprimtari Mark Jakaj si pasojë e infektimit me koronavirus.
Jakaj i cili nga viti 1985 ka jetuar dhe vepruar në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kontribuuar në ndërtimin e disa labitarëve të heronjve të luftës në Kosovë.
Lajmin për vdekjen e Mark Jakajt e ka konfirmuar miku i tij Fran Perdedaj, njofton Klan Kosova.
“Ai ka shkuar në Amerikë në vitin 1985 dhe plot 35 vjet ka jetuar dhe vepruar atje. Ka pasur një restorant-piceri të veten. Ka ndihmuar kur ka qenë nevoja për Kosovën në ndërtimin e lapidarëve për heronjtë”.
“Ky ka qenë duke jetuar në New York, por ka vdekur në spitalin e New Jeresy-t, si pasojë e koronavirusit. Fillimisht ai ka ndjerë ftohje në gjoks, pastaj i është drejtuar spitalit ku ka qëndruar dy javë dhe më pas ka vdekur”.
“Varrimi i tij pritet të bëhet të mërkurën në Neë York”.
Perdedaj ka bërë të ditur se i ndjeri nuk ka qenë duke vuajtuar nga ndonjë sëmundje shoqëruese.
“Për aq kohë sa njihemi, nuk kemi dëgjuar se ka vuajtur nga ndonjë sëmundje”.
“Mjekët fillimisht janë vonuar që ta fusin në respirator për tre ditë dhe kjo ka mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij”.