Dhjetëra mijëra fermerë i rritën minjtë, kuzhinierët i gatuan dhe përdoruesit e internetit në Kinë festuan eventin “100 arsyet për t’i ngrënë minjtë”.
Minjtë bambu, të cilët ishin pjesë e ushqimit në “festivalin e minjve” mund të peshojnë deri në pesë kilogram dhe të rriten në 45 centimetra të gjatë, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Pak para dhjetorit, fermerët bashkë me disa “youtuber” në Kinë kanë ndarë disa arsye përse duhet të hahen minjtë.
Kultura e të ushqyerit është kritikuar nga një numër i madh njerëzish, e cila sipas tyre, mund të ketë çuar deri tek pandemia.
Që nga pandemia e koronavirusit që u shfaq në qytetin qendror kinez, Wuhan në dhjetor, ekspertët janë përpjekur të identifikojnë burimin e patogjenit. Shumë prej tyre po besojnë se ai erdhi nga kafshët e egra të shitura si ushqim.
Megjithëse burimi i saktë i virusit mbetet i paqartë, Dr Zhong Nanshan, epidemiologu kryesor i Kinës, pohoi në janar se epidemia mund të lidhet me ngrënien e minjve bambu.
Ekspertë të tjerë kanë vënë gishtin tek lakuriqët, gjarpërinjtë ose pangolinat si burim të mundshëm.