Një vajzë një vjeçare ka mposhtur koronavirusin, pavarësisht se ka lindur para kohe me një defekt kongjenital të zemrës dhe sëmundje kronike të mushkërive.
Leah Peter, nga Coningsby, Lincolnshire, ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj të re brenda spitalit për operacione dhe trajtim, me prindërit e saj duke pranuar se kishin frikë se do të ishte një ‘luftë e vërtetë’ për vajzën e tyre nëse ajo kontraktohej me koronavirus, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Por vogëlushja Leah mahniti nënën dhe babanë e saj, Agata dhe Michael Peter, kur ajo u dërgua në shtëpi ditën pasi testoi pozitivisht për COVID-19 dhe e mposhti atë.
Vajza e vogël lindi para kohe në vetëm 32 javë dhe pesë ditë, që do të thoshte se problemet shëndetësore përfshinin sëmundje kronike të mushkërive që ajo kishte nga lindja.
Përkundër sfidave, ajo arriti ta mposht koronavirusin dhe të dërgohet në shtëpi tek prindërit e saj