Fjalë Kyçe

Lajm i mirë nga Fushë-Kosova: 19 raste kontakti dalin negativ për koronavirus

Lajm i mirë nga Fushë-Kosova: 19 raste kontakti dalin negativ për koronavirus

19 raste kontakti janë testuar së fundmi për virusin Covid-19 në fshatin Miradi e Epërme e komunës së Fushë-Kosoëvs dhe të gjitha testet e bëra kanë rezultuar negative.

Kjo është bërë e ditur nga Shtabi Emergjent i kësaj komune, ku përmes një postimi në Facebook të faqes zyrtare të komunës së Fushë-Kosovës, thuhet se përveç 19 testet që kanë dalë negative, deri më tani në Fushë-Kosovë janë shëruar dy të infektuar nga shtatë gjithsej, ndërsa pesë të tjerë janë në mbikqyrje të plotë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

”Në komunën e Fushë-Kosovës deri më tani kemi 7 raste të prekura nga COVID-19. Dy nga ata janë të shëruar kurse 5 të tjerët janë në mbikëqyrje të plotë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pa shenja të përkeqësimit. IKSHP ka marr mostrat në fshatin ‘Miradi e Epërme’ për 19 raste kontakti dhe rezultatet nga të gjithë kanë dalur negativ”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

“Njoftim nga Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë-Kosovës *

Testet e bëra në fshatin ‘Miradi e Epërme’ dalin negative.

Në komunën e Fushë-Kosovës deri më tani kemi 7 raste të prekura nga COVID-19. Dy nga ata janë të shëruar kurse 5 të tjerët janë në mbikëqyrje të plotë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pa shenja të përkeqësimit. IKSHP ka marr mostrat në fshatin ‘Miradi e Epërme’ për 19 raste kontakti dhe rezultatet nga të gjithë kanë dalur negativ.

Shtabi Emergjent bashkë me stafin shëndetësor të QKMF, dhe me organet e sigurisë, po merr të gjitha masat mbrojtëse për tu përballuar sa më lehtë dhe për të mos lejuar përhapjen e epidemisë COVID-19”.