Fjalë Kyçe

A e mori emrin Alternativa nga lokali i nënkryetarit të saj?

A e mori emrin Alternativa nga lokali i nënkryetarit të saj?

Një parti e re me emrin “Alternativa” ishte shfaqur në 2017.

Ilir Deda dhe Mimoza Kusari, kishin vendosur që të bashkonin forcat dhe në fillim të vitit 2017 dolën me një parti të re. Rreth vetës mblodhën edhe figura tjera publike, shkruan lajmi.net.

“Alternativa” i ishte vendosur emri partisë së re, e cila do të hynte në koalicion zgjedhore me LDK-së e ARK-në në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Emri i partisë, duket që u morën nga emri i lokalit të anëtarit nga Peja, Reshat Nurmoja.

Sipas ueb-faqes se ARBK, Nurboja e kishte një lokal në Pejë të quajtur NSHT “Alternativa”, i cili ishte hapur në vitin 2001, por që tash figuron si i shuar.

Kryeministri, Albin Kurti, ka emëruar para dy muajve Reshat Nurbojën, zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ndërkohë, Nurboja është aktualisht edhe nënkryetar i Alternatives, ndërsa kryetarja e saj, Mimoza Kusari -Lila është deputete në Kuvendin e Kosovës e rreshtuar në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.