Në Kosovë nga 13 marsi e deri më sot janë infektuar 604 persona, ndërsa 16 të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit nga koronavirusi.
E sot në Klinikën Infektive të QKUK-së, janë 58 pacientë të sëmurë nga COVID-19.
Një nga është në gjendje kritike dhe është në ventilim mekanik dhe në përkujdesje intensive. Kështu kanë njoftuar nga Klinika Infektive, shkruan FaktePlus.
Ndërsa 46 raste janë në gjendej stabile.
Ndërkaq, sot do të lirohen nga klinika 4 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.
Njoftimi i plotë:
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 22/04/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 pacientë.
Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 58 pacientë.
Nga 58 pacientë të infektuar me Covid 19:
46 raste janë në gjendje stabile
11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sot do të lirohen nga klinika 4 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.