Një grup i mbrojtes së kafshëve raporton së fundmi se macet e zeza po vriten e gatuhen në Vietnam, pas publikimit të disa lajme të rreme ku thuhet se ato kurojnë koronavirusin.
Pamjet e rënda tregonin mace të paketuara në ngarkesa për t’u shitur, ndërsa në një prej tyre pretendohej se një fëmijë po ushqehej me to.“Kura” absurde e pretenduar me macet thotë se gatimi duhet të kthehet në formë paste dhe të konsumohet nga të sëmurët me koronavirus, ose të tjerët që nuk duan të preken prej tij.
Julia de Cadenet, themeluese e grupit bamirës që kërkon fundin e konsumit të mishit të qenve e maceve, tha se pamjet i rënqethën mishin.
“Njerëzit në të gjithë botën janë të tmerruar nga COVID-19, por kjo nuk justifikon mizorinë e tmerrshme që vjetnamezët po shkaktojnë te macet e shkreta”.