Fjalë Kyçe

Dyshohet se e masakroi me thikë fqinji, policia arreston 65 vjeçarin dhe jep detajet

Dyshohet se e masakroi me thikë fqinji, policia arreston 65 vjeçarin dhe jep detajet

Policia ka vënë në pranga një person të dyshuar si autori i vrasjes me thikë të Petrika Treskës, i cili mbeti i vdekur mbrëmjen e djeshme nga plagët e shumta të marra.

Fjala është për shtetasin Apostol Bozhgolli, 65 vjeçar dhe fqinj me viktimën. Ende mbetet për t’u mësuar arsyeja e vërtetë se përse 65 vjeçari vra me disa goditje thike në mes të natës, fqinjin e tij.

“Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në lagjen nr. 7, humbi jetën një 67-vjeçar. Arrestohet në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje” fqinji i tij, si autor i dyshuar i ngjarjes.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 23.04.2020, ku në lagjen nr. 7, në banesë, u godit me thikë dhe për pasojë gjeti vdekjen shtetasi P. T., 67 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit A. B., 65 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), i përdorur në krim nga autori i dyshuar A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia