Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës historinë e Kosovës në okupim, në luftë e në paqe.
E ka bërë këtë duke komentuar në Facebook mbështetjen e fundit të SHBA-së për ushtrinë e Kosovës.
Ka thënë se ardhja në Kosovë e automjeteve ushtarake nga SHBA’ja është veçse fillimi.
Ky është shkrimi i Abdixhikut:
Historia që s’duhet harruar kurrë:
– 1992 Amerika vendosë vijë të kuqe për Kosovën.
– 1999 Amerika intervenon ushtarakisht për Kosovën.
– 2008 Amerika sponsorizon pavarësinë e Kosovës.
– 2018 Amerika mbështetë e ushtrinë e Kosovës.
Në okupim, në luftë, në paqe. 51 mjete ushtarake mbërrijnë nga SHBA-të në Kosovë. Ky është veçse fillimi.