Policia e ka marrë në pyetje reperin Gold AG për shkak të këngës së fundit.
Një ditë më parë, reperi Gold AG publikoi këngën “Shkronjat e arta”, për UÇK-në.
Por, zedhenesja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmon për lajmi.net se Goldi sot u intervistua nga policia lidhur me këtë këngë.
“Sot në koordinim me Prokurorinë themelore në Prishtinë, është iniciuar rast Nxitja e përqarjes dhe mosdurimit. Lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe po ashtu edhe i dyshuari. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha Ahmeti për lajmi.net.
Kujtomë se në këtë këngë, Gold AG përmendi edhe Shkëlzen Gashin, lidhur me deklaratën e tij për UÇK-në.