Fjalë Kyçe

Sot 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë — shërohen 38 pacientë të tjerë

Sot 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë — shërohen 38 pacientë të tjerë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 823.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 231 mostra, prej të cilave 10 kanë rezultuar pozitive.

“ Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë), nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Gërnçar), nga Rahoveci 2 raste dhe nga Suhareka 1 rast. ”, ka njoftuar IKSHPK.