Pasditen e djeshme në Qendren e Studentëve ka ndodhur një rast tragjik ku ka humbur jetën një 26-vjeçari nga fshati Livoq i komunës së Gjilanit.
Ai dyshohet se ka rënë nga një objekt në Qendrën e Studentëve që po përdoret si karantinë.
Detaje lidhur me rastin ka dhënë babai i 26-vjeçarit, Naim Musliu.
Ai për Klan Kosovën tha se djali i tij ka pasur probleme shëndetësore.
“Djali ka pasur probleme shëndetësore, me veshka dhe stres të madh “.
“Ka shkuar në Gjermani që për të studiuar. Ka kërkuar vet për t’u kthyer pas pandemisë pasi kishte mbetur mbyllur atje. E kanë kthyer dhe e kanë futur në konvikt në karantinë”.
Musliu tha se nuk dëshiron t’i shoh as kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia dhe ushtruesin e detyrës të ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla.
