Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit F.B, për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
Gjykata i ka caktuar të pandehurit F.B masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri F.B në liri mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarat M.K dhe K.B – familjare të tij, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale”, thuhet në njoftim.