Fjalë Kyçe

Nga 33 pacientë të prekur me koronavirus, dy janë në gjendje të rëndë

Nga 33 pacientë të prekur me koronavirus, dy janë në gjendje të rëndë

Klinika Infektive ka bërë të ditur se janë 33 pacientë me koronavirus që janë duke u trajtuar në këtë klinikë.

Deri më tani në Kosovë janë 855 persona të prekur me koronavirus.

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 33 pacientë të prekur me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, 26 pacientë janë në gjendje stabile, 5 janë në në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Po ashtu QKUK-ja bën të ditur se, në mjekimin intensiv të klinikës janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive dhe sipas njoftimit, këta dy pacientë kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sot me datë 05.05.2020, janë hospitalizuar gjithsej 33 raste me Covid-19 pozitiv, ndërsa sot lirohen 2 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

Nga 33 pacientë me Covid-19, 26 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv të klinikës janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.

Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkëve dhe janë në dializë.

Në klinikë janë gjithsej 5 pacientë Covid- 19 pozitiv të cilët janë në dializë e cila është duke u realizuar në repartin e klinikes.

Raport i hartuar nga Dr. Sadije Namani,

specialiste-infektologe, Klinika Infektive, QKUK.