Fjalë Kyçe

Sinan Vllasaliu uron gruan për përvjetorin e martesës: Vitet ikin, ne nuk i vërejmë

Sinan Vllasaliu uron gruan për përvjetorin e martesës: Vitet ikin, ne nuk i vërejmë

Këngëtari i mirënjohur i estradës shqiptare, Sinan Vllasaliu, është shumë i pëlqyer nga publiku për zhanrin të cilin e këndon.
Si duket, dita e sotme (e martë) është tejet e veçantë për këngëtarin, pasi feston përvjetorin e 35-të të martesës më gruan e tij.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, ku ka publikuar një fotografi me gruan, e realizuar vite më parë.
“Vitet ikin, ne nuk i vërejmë fare, mbrapa nuk mund të kthehemi”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Një urim të ëmbël e ka bërë edhe vajza e tij,Edona, ku përmes të njëjtit rrjet social ka ndarë një imazh të dyshes ku shihen të lumtur së bashku.
“Urime përvjetorin 35-të mbret dhe mbretëreshë. Gjitha të mirat sot dhe për të gjitha ditët që vijnë. Ju duam”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

https://www.instagram.com/p/CAGWjfiBajc/?utm_source=ig_web_copy_link